Kokurs për ndarje të 10 bursave për studentë të rregullt në studime deri-diplomike të ciklit të parë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Republika e Maqedonisë së Veriut, të regjistruar për herë të parë në vitin akademik 2023/2024

Kokurs për ndarje të 10 bursave për studentë të rregullt në studime deri-diplomike të ciklit të parë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Republika e Maqedonisë së Veriut, të regjistruar për herë të parë në vitin akademik 2023/2024

KONKURS për ndarje të 10 bursave për studentë të rregullt në studime deri-diplomike të ciklit të parë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Republika e Maqedonisë së Veriut, të regjistruar për herë të parë në vitin akademik 2023/2024

Fondacioni EDUKATA për vitin akademik 2023/2024 do t’u ndajë studentëve të rregullt të regjistruar në studime deri-diplomike në universitetin të Tetovës, Republika e Maqedonisë së Veriut edhe atë në bazë të tre grupeve në vijim:

а) 10 bursa për student të talentuar nga kategoritë sociale, të regjistruar në studime deri-diplomike të ciklit të parë në universitetin publik në Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut, edhe atë:

– 2 bursa për studime në Fakultetin Ekonomik – drejtimi për financa dhe kontabilitet

– 2 bursa për studime në Fakultetin Filozofik – drejtimi psikologji: profesional

– 2 bursa për studime në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, edhe atë 1 bursë për
drejtimin – informatikë – shkenca kompjuterike dhe 1 bursë për drejtimin matematikë

– 2 bursa për studime në Fakultetin Pedagogjik, 1 bursë për drejtimin – edukim special dhe rehabilitim, dhe 1 bursë për logopedi.

– 2 bursa në Fakultetin e shkencave mjekësore

I. KUSHTE PËR DHËNIEN E BURSËS STUDENTORE

Të drejtë për bursë kanë studentët e regjistruar në studimet deri-diplomike në ciklin e parë, e të cilët studiojnë në universitetet publike në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe të cilët I plotësojnë kushtet në vijim:

1. Fletë – evidencë,

2. Sukses i arritur prej 5,00 për të gjitha 4 vitet në arsim të mesëm

3. Vërtetim për regjistrim të semestrit dimëror si student i rregullt për vitin akademik 2023/2024

4. Të mos jenë bursistë në ente, institucione ose kompani tjera, me përjashtim të Ministrisë për Arsim.

5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. *(Vërtetohet me dokument shtetësie)

6. Gjendja materiale e familjes më të afërt e kandidatit (të ardhurat mujore për çdo anëtarë të familjes, që përllogaritet si shuma totale e të gjitha të ardhurave në nivel mujor për secilin anëtar të familjes me të cilët jeton studenti e përpjesëtuar me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të familjes).

7. Deklaratë/Pajtim për përpunimin e të dhënave personale

8. Dokumentacion për pjesëmarrje në gara shtetërore dhe ndërkombëtare.

II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga konkursi, plotësojnë fletëparaqitje elektronike dhe në shtojcë e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në dy e-mail adresat: info@educata.mk и foundation.educata@gmail.com ndërsa, në qoftë se nuk kanë mundësi për të aplikuar në formë elektronike, duhet plotësojnë fletëparaqitje të printuar (fletë-evidencë) dhe ta dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas konkursit në adresën Bul. Kiro Gligorov numër 2, Shkup, në periudhën nga 25.09.2023 deri më 01.11.2023.

Dokumentet e duhura për dorëzim janë këto:

1. Fletë-evidencë

2. Dëftesa nga 4 vitet me të cilat do të vërtetohet që është arritur sukses mesatar prej 5,00 gjatë tërë arsimit 4-vjeçar, të solemnizuara në noter

3. Vërtetim për regjistrim të semestrit të parë të studimeve si student i rregullt për vitin akademik 2023/2024;

4. Çmime/Diploma të fituara në gara ndërkombëtare dhe shtetërore në fushën e studimeve të fakultetit në të cilin regjistrohet studenti

5. Dokumente për vërtetimin e gjendjes materiale të kandidatit:
– Për anëtarët e punësuar të familjes – vërtetime për rrogë të realizuar muajin e fundit para aplikimit për bursë apo në qoftë se për këto muaj nuk është paguar rrogë, të dorëzohet vërtetim për rrogën e fundit të paguar për këtë vit (për prindërit-kujdestarët të cilët janë të punësuar në entet shtetërore dhe publike, të dorëzohet vërtetim për rrogë të verifikuar nga institucioni në të cilin ata janë të punësuar, kurse për prindër-kujdestarë të cilët janë të punësuar në firma private, të dorëzohet vërtetim për rrogë ose për prindër-kujdestarë të pensionuar, çek për pensionin. Për anëtarët e papunësuar në familje, vërtetim nga APRMV se janë të papunësuar dhe nuk pranojnë të kompensim financiar Për vëllezër/motra, që janë nxënës/studentë, vërtetim nga shkolla/universiteti që janë nxënës/studentë të rregullt

6. Deklaratë e kandidatit se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër përveç kompensimit/bursës nga Ministria për Arsim dhe Shkencë

7. Deklaratë e kandidatit për vërtetësinë e dokumenteve dhe se të dhënat janë identike me të dhënat e shënuara në dokumentacionin origjinal

8. Deklaratë për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe të anëtarëve të familjes së afërt (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), me të cilën kandidati pajtohet që Fondacioni me detyrë zyrtare t’i sigurojë dhe/ose t’i kontrollojë dokumentet e nevojshme nga institucione të caktuara me të cilat ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim.

9. Fotokopje e indeksit

10. Llogaria e transaksionit e kandidatit

Kandidati ka të drejtë për këtë bursë gjatë gjithë kohëzgjatjes së studimeve, vetëm nëse pas përfundimit të secilit vit (dhe çdo vit të ardhshëm) studimor, me kohë dorëzon vërtetim që obligimet e parapara dhe të përcaktuara për vitin shkollor janë realizuar tërësisht në vitin aktual, me mesatare prej së paku 8,00.

III. KANDIDATËT NUK DO TË JENË TË RANGUAR NËSE:

Dokumentacioni i dorëzuar është parashtruar me vonesë, apo nëse konstatohet që është i pasaktë ose i rrejshëm.

IV. SHPALLJA E REZULTATEVE

Lista e kandidatëve të cilëve u ndahet bursa do të jetë e publikuar më 20.11.2023 në ueb-faqen e Fondacionit

VI. LARTËSIA FINANCIARE E BURSAVE

Shuma e bursës është 18.000 denarë neto në nivel mujor, për dhjetë muaj gjatë vitit akademik.

Çdo student mund të konkurrojë vetëm për një bursë, për një fakultet.
Nëse studenti – shfrytëzues i bursës nga Fondacioni EDUKATA nuk do të parashtrojë me kohë vërtetim për obligimet krejtësisht të realizuara dhe të përfunduara për vitin rrjedhës, ose për çfarë do arsye i ndërprenë studimet, e humb të drejtën për bursë, menjëherë.

Studentët të cilët do të fitojnë bursë, do të nënshkruajnë marrëveshje me Fondacionin me të cilën do të rregullohen të drejtat dhe obligimet e ndërsjella.

Të gjithë fituesit e bursave, pas shpalljes së listës, ndërsa më së voni deri më 30 nëntor 2023, janë të detyruar ta nënshkruajnë marrëveshjen për bursë me Fondacionin. Të gjithë kandidatët të cilët nuk do ta respektojnë këtë afat, do të konsiderohet se heqin dorë nga bursa.
 
VËREJTJE: Të gjithë kandidatët të cilët do të parashtrojnë dokumente në formë të printuar, detyrimisht duhet të parashtrojnë edhe kopje të llogarisë individuale të transaksionit, përndryshe nuk do të pranohet fletëparaqitja.

Документи:

Фондација за образовна и хуманитарно општествена дејност

© 2022 Едуката. Сите права задржани.