Ndryshimi i konkursit për dhënien e 8 bursave për studentë të rregullt nga cikli i parë i Universitetit Shtetëror të Tetovës, 2023/2024

Ndryshimi i konkursit për dhënien e 8 bursave për studentë të rregullt nga cikli i parë i Universitetit Shtetëror të Tetovës, 2023/2024

KONKURS PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E KONKURSIT për ndarjen e 8 bursave për studentë të rregullt në studime deri-diplomike të ciklit të parë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Republika e Maqedonisë së Veriut, të regjistruar për herë të parë në vitin akademik 2023/2024

I. Fondacioni EDUKATA Shkup bën ndryshimin e “Konkursit për ndarjen e 8 bursave të studentëve të rregullt të regjistruar në studime deri-diplomike të ciklit të parë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Republika e Maqedonisë së Veriut të regjistruar për herë të parë në vitin akademik 2023/2024”, ndërsa në pajtim me Rregulloren për ndryshim dhe plotësim, të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Video-lotarisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë, të verifikuar me numër arkivor 02-4909/3 nga 09.10.2023.

II. Me këtë ndryshim dhe plotësim bëhet rritje e numrit total të bursave i cili tani do të jetë gjithsej 10 bursa.

Shtohet një pozicion i ri për ndarje të bursave si në vijim:

“2 bursa në Fakultetin e shkencave mjekësore ”

III. Titulli i Konkursit ndryshohet si në vijim:

“Konkurs për ndarjen e 10 bursave për studentë të rregullt të regjistruar në studime deri-diplomike të ciklit të parë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Republika e Maqedonisë së Veriut, të regjistruar për herë të parë në vitin akademik 2023/2024.”

III. Afati për aplikim dhe për parashtrimin e fletëparaqitjes dhe dokumenteve prolongohet deri më 01.11.2023 – E mërkurë për të gjithë aplikantët.

Lista e kandidatëve të cilëve u ndahet bursë do të publikohet më 20.11.2023 në ueb-faqen e Fondacionit.

Фондација за образовна и хуманитарно општествена дејност

© 2022 Едуката. Сите права задржани.